The Internet Archive discovers and captures web pages through many different web crawls.
At any given time several distinct crawls are running, some for months, and some every day or longer.
View the web archive through the Wayback Machine.
WordPress-i është fjala e fundit në platformat personale semantike të botimit, me kujdes të veçantë për anën estetike, standardet web dhe përdorimin. WordPress-i është falas dhe në të njëjtën kohë nuk ka të paguar.
Më thjesht, WordPress-i është ai që përdorni kur me programin e blogut dëshironi të bëni punë dhe jo të bëni luftë me të.
Shkarkim
Versioni 4.7 është versioni më i ri i WordPress-it në Shqip.
WordPress-i është i famshëm për instalimin dhe bërjen gati për botim në 5 minuta! Ja se si:
Shkarkoni dhe çngjeshni WordPress-in,
Krijoni te shërbyesi juaj Web një bazë të dhënash për WordPress-in, të tillë që MySQL të ketë të drejta shkrimi mbi të,
Riemërtojeni kartelën wp-config-sample.php si wp-config.php
Hapeni kartelën wp-config.php me një përpunues tekstesh të thjeshtë dhe plotësoni hollësitë rreth bazës së të dhënave (dhe gjuhës së përdorur nga blogu, po qe e nevojshme).
Vendosini kartelat e WordPress-it brenda një vendi që doni te shërbyesi juaj Web :
Nëse doni ta vendosni WordPress-in te rrënja e përkatësisë suaj (për shembull http://www.shembull.com/), vendoseni ose shkarkojeni tërë lëndën e dosjes së çngjeshur WordPress (pa vetë dosjen ama, vetëm ç’përmban brenda) te dosja rrënjë e shërbyesit tuaj Web.
Nëse doni ta vendosni instalimin tuaj të WordPress-it në një nëndosje të sajtit tuaj Web (për shembull http//www.shembull.com/llogje/), riemërtoni dosjen wordpress me emrin që keni zgjedhur për nëndosjen dhe vendoseni ose ngarkojeni te shërbyesi juaj Web. Për shembull, po qe se doni që instalimi i WordPress-it të jetë i pranishëm te nëndosja e quajtur “blog”, duhet ta riemërtoni dosjen e quajtur “wordpress” si “blog” dhe ta ngarkoni te dosja rrënjë e shërbyesit tuaj Web.
(Sipas dëshirës) Po qe se keni shkarkuar versionin Anglisht të WordPress-it, duhet të kopjoni kartelën e përkthimit sq.mo (atë që i përgjigjet versionit të WordPress-it që keni instaluar) te nëndosja wp-includes/languages. Mund edhe t’ju duhet ta krijoni këtë dosje nëse nuk ekziston.
Niseni programthin e instalimit të WordPress-it duke hapur lidhjen wp-admin/install.php në shfletuesin tuaj të parapëlqyer Web.
Po qe se e keni instaluar WordPress-in te dosja rrënjë, duhet të shkoni këtu: http://www.shembull.com/wp-admin/install.php
Po qe se e keni instaluar WordPress-in te një nëndosje e quajtur blog, të themi, duhet të shkoni këtu: http://www.shembull/blog/wp-admin/install.php
Kaq! WordPress-i duhet të jetë tashmë i instaluar.
Instalimi dorazi i WordPress-it në Shqip
Ja hapat që duhet të ndiqni për instalimin dorazi të versionit Shqip të WordPress-it.
Shkarkoni kartelën sq.mo të gjuhës shqipe (për ndihmë se si ta gjeni, shihni te hedhjet në qarkullim).
Hapni kartelën wp-config.php me një fjalëpërpunues dhe kërkoni për:
define ('WPLANG', '');
Ndryshojeni këtë rresht që të lidhet me Shqipen, d.m.th. për Shqipen duhen të shtoni:
define ('WPLANG', 'sq');
Pasi ta keni shtuar, ruajeni kartelën.
Te shërbyesi i sajtit tuaj, krijoni një dosje të re me emrin /languages te drejtoria /wp-content OSE /wp-includes.
Ngarkojeni kartelën .mo te dosja languages që sapo krijuat.
Ngarkoni te drejtoria rrënjë e WordPress-it kartelën wp-config.php e ndryshuar.
Hapni shfletuesin tuaj dhe shkoni te sajti juaj WordPress. Tani duhet të shfaqet me gjuhën e saposhtuar.
Po qe se dëshironi të përshtatni përkthimin e shfaqur në ekran, ose të shtoni përkthime për terma që shfaqen ende në Anglisht pas instalimit, lypset të shkarkoni kartelën .po përgjegjëse të kartelës gjuhësore .mo që instaluat. Mandej duhet të përktheni termat dhe të krijoni më pas një kartelë të re .mo.Shënim: Në rast gabimi gjatë hapave të mësipërm, apo kur nuk tregohet saktë gjuha, WordPress-i do të përdorë Anglishten.